Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dëshmia e bashkëshortes hedh dritë mbi ngjarjen!

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dëshmia e bashkëshortes

Një natë më pare Elbasani u trondit nga vrasja e 41-vjeçarit, Everest Çaka. Të paktën 25 persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen, ndërsa është bërë e ditur se janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa nuk përjashtohet fakti se disa prej tyre të jenë të njihur me dinamikën e ngjarjes.Sipas të dhënave të para, dyshohet se krimi është kryer nga vrasës profesionistë, dhe se gjithçka ka qenë e mirëorganizuar. Dëshmia kryesore mbetet e ajo e bashkëshortes së viktimës, e cila mbeti mbeti e plagosur nga atentati por edhe e një personi të rastësishëm i cili ishte aty pranë me makinën e tij.

Mësohet se viktima mori një plumb në kokë dhe një në gjoks, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme në timon. Ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur në dorë, teksa mendohet se ndaj tyre është qëlluar me silenciator.

Sipas hetimeve të para, vrasja e 41-vjeçarit ka lidhje me të shkuarën tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë./dritare.net