
Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Neda Balluku: Dy fjalë për burrat!
Dritare.net
Neda Balluku ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shqiptare në Itali, Klodiana Vefa, ku autor i ngjarjes është bashkëshorti i saj.
Përmes një ‘Instastory’, Neda se vrasja e të resë shqiptare është ngjarje e përsëritur, ku thekson: Ça problem keni o monstra?
Sakaq shton se vrasja e 35-vjeçares nga bashkëshorti për xhelozi, Neda shprehet se gratë shqiptare po vriten natën si qentë e rrugës në vitet 2000.
Ndër të tjera Neda shprehet se nuk është krenari burri që të mbash partneren me dhunë, dhe te ta trajtosh si pronë.
“Po vriten gratë si qentë e rrugës në vitet 2000, që nuk kishin çfarë i bënin bashkitë edhe hajde, i vrisnin natën dhe mbushnin kamionët me trupat e qenve. Krenari burri, nuk është krenari burri kjo. Burri që ka krenari e ndan partneren, të dashurën dhe nuk e vret, femrën që vdesin ta përmendin kështu. Se prandaj vazhdoni vrisni se ju duken si qen e si lopë. E ndan kur e sheh se tjetra nuk është 100 % te ty, nuk të do më. E ndan i pari që mos ta çosh në pikën që të të thotë, e di si është puna shëndet.
Se njeriu ka sedër dhe dinjitet, nuk është krenari burri që ta detyrosh tjetrën të rijë me ty nga frika se e kërcënon. Edhe se flasin njerëzie,e gjynah se është rob i mirë, më dhimbset e prandaj se ndaj. Nuk është krenari burri kjo, kjo është të kanë rritur që kalama dhe të kanë bërë të çmendur që po stë doli e jotja ti...”, është shprehur ajo./M.K-dritare.net

















