
Vizita në Itali, kryeministri Rama pritet me ceremoni shtetërore nga Meloni!
E Mërkurë 27 Shtator 2023, 18:06
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës që ai po zhvillon në Romë.
Më herët sot, në kuadër të kësaj vizite u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali.
Punimet e këtij Komiteti u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Rama konfirmoi po ashtu se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit./dritare.net

















