Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viti i Ri 2021,  më i veçanti në histori?

Viti i Ri 2021,  më i veçanti në histori?

Mund të duket ende herët për të bërë një parashikim, por kanë mbetur më pak se 3 muaj e gjysmë që viti 2020 të mbarojë dhe të nis viti 2021.

Aktualisht bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, që ka marrë mijëra jetë, e infektuar miliona të tjera, ndërsa Europa po përjeton një rritje të frikshme të infektimeve ditët e fundit, dhe një mbyllje e dytë është duke u diskutuar në mjaft shtete.

Ajo që është pothuajse e sigurt, është që festa e Vitit të Ri, do të jetë ndër më të veçantat në histori.

Mjekët, shkencëtarët dhe profesionistët nuk japin pothuajse asnjë shpresë që deri në Vit të Ri, do të kemi një vaksinë dhe kthim në normalitet.

Çfarë pritet të ndodhë me festën?

Me shumë gjasë në Tiranë, fshati i festave që zakonisht vendoset në Sheshin Skënderbej dhe mbledh çdo natë në fundvit qindra njerëz, nuk do të jetë funksional këtë vit.

Klubet e natës, restorantet dhe baret gjithashtu mund të mos organizojnë festa deri në orët e vona, se për party as nuk bëhet fjalë.

Ndoshta do të ketë organizime të vogla familjare, në tavolina restorantesh, jashtë ambienteve të mbyllura.

Spektakli i fishekzjarrëve?

Me shumë mundësi do e shijojmë nga shtëpia këtë vit, pasi sipas masave aktuale në hapësirat publike nuk lejohet grumbullimi i njerëzve.

Përfundimisht; Gjërat mund të ndryshojnë, për mirë ose për keq, shpresojmë për të parën, por nata e 31 dhjetorit dhe 1 janarit, do të jetë ndoshta si kurrë më parë, e zbehtë./ I.M-Dritare.net