Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virologia Ilaria Capua: Wuhan është i bukur tani. Natyra do të na falë!

Virologia Ilaria Capua: Wuhan është i bukur tani. Natyra do të na

Virologia italiane, Ilaria Capua një nga protagonistet e komunikimit në kohën e koronavirusit ka folur për pasojat në botë të Covid-19. Në lidhje me përgjegjësitë e pandemisë, Capua tha:

"Homo Sapiens nuk mori përgjegjësi, e trajtoi mjedisin e tij si një interes dytësor dhe krijoi një sistem të përsosur për përhapjen e këtij patogjeni në të gjithë botën. Tani duhet ta ndryshojmë perspektivën: jo ta shfrytëzojmë planetin, por të jemi rojtarët e tij.”

Virologia Ilaria Capua: Wuhan është i bukur tani. Natyra do të na

Sipas virologes, koronavirusin e provokoi vetë njeriu dhe se pandemia është prova që ne nuk duhet ta teprojmë me mjedisin, natyrën. Capua shton se, njerëzimi duhet të falet nga natyra, sepse nëse nuk e bën do të zhdukemi.

“Covid-19 është një krizë biologjike. Është pandemia që shkakton një test stresi në ekonomi. Homo Sapiens i provokoi të gjitha këto me pakujdesinë, arrogancën, lakminë e tij. Pandemia është prova që ne nuk mund ta teprojmë dhe t’i lejojmë vetes të mos falemi nga Nëna Natyrë, sepse do të zhdukeshim. Wuhan është i bukur tani pas virusit, natyra e fali. Ne duhet të planifikojmë një bashkëjetesë të virtytshme, civile me të. Ndërtimi i një harte mendore e drejtuar nga ajo që Covid-19 na detyroi të bënim. Një e ardhme më pak garuese, me më pak makina dhe më pak aeroplanë. Ndryshimi i hartës mendore gjithashtu nënkupton se do të bëjmë më shumë telefonata në Zoom, se ato janë më efikase, nuk e humbim kohën, ne respektojmë oraret: është një mënyrë tjetër për të punuar. Ne duhet të përqendrohemi në të dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë. Zëvendësoni atë që mund të zëvendësohet. Lëvizje më pak materiale, më shumë lidhje jomateriale. Për fat të mirë nuk do të jetë një masakër: Nëna natyrë ose i Plotfuqishmi nuk na dërguan një virus shumë vdekjeprurës që vret fëmijë, është një armik që duhet ta menaxhojmë së bashku me ndotjen, mbeturinat, shëndetin në tërësi. Shkurt, do të duhet të jetojmë me të, si me gripin.”/K.C/dritare.net