
Virologia, Ilaria Capua: Mos lëvizni nëse keni ethe, aq më pak në kohë pandemie!
E Shtunë 4 Korrik 2020, 21:09
Dritare.net
Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua ka dhënë një këshillë për qytetarët, sa i përket koronavirusit. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Universitetin e Floridës ka komentuar atë çfarë ndodhi së fundmi në Veneto, ku një sipërmarrës u kthye nga Serbia dhe më pas rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, i injoroi simptomat dhe refuzoi shtrimin në spital. Capua shkruan në Twitter se:
"Sa i përket menaxhimit të shëndetit publik. Mos lëvizini nëse keni ethe! Aq më pak gjatë një pandemie.”
Sipërmarrësi është në kujdes intensiv, ai infektoi edhe 5 persona të tjerë.
Personi që e infektoi në Serbi, humbi jetën./K.C/dritare.net

















