Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vila e Lalzit/ Gaz Bardhi: Tritan Shehu të përgjigjet edhe për akuzat e Halim Kosovës për tenderin 600 mijë euro!

Vila e Lalzit/ Gaz Bardhi: Tritan Shehu të përgjigjet edhe për

Gazment Bardhi ka folur ditën e sotme për përplasjen e fundit në Kuvend mes tij dhe Edmond Spahos, ku më pas ndërhyri dhe Tritan Shehu.

I ftuar në “Radari Informativ” ai tha se shkak për këtë përplasje ishte përmendja e një vile luksoze në Gjirin e Lalzit, për të cilin Bardhi tha se i përket një anëtari të Rithemelimit. Bardhi foli edhe për thirrjen e Tritan Shehut, që nëse ka prova duhet të shkojë në prokurori pasi në të kundërt duhet të merret si i pandehur për fshehje krimi ku i rikujtoi Shehut akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që ishte Ministër Shëndetësie. Kosova akuzonte Shehun se i kishte ndërhyrë në një tender me vlerë 100 mijë euro, por që kërkonte t’ia jepte dikujt tjetër për 600 mijë euro.

“Së pari unë çfarë kam patur për të thënë e kam thënë. Kam dëgjuar një koleg që do duhet të më thërrasë, prokuroria, jam i gatshëm të shkoj. Halim Kosova ka akuzuar Tritan Shehun që zoti Shehu i ka ndërhyrë që një tender që ka kushtuar 100 mijë euro t’ia jepte një tjetri për 600 mijë euro. Do të doja që të njëjtin qëndrim zoti Shehu të kishte dhe për këtë akuzë. Vila i përket kolegut tim në bashkëpronësi me dikë tjetër. Për shkak të detyrës time si Sekretar i PD kam më shumë informacione se çdo tjetër”, u shpreh Bardhi./M.K/dritare.net