Vijojnë kufizimet e pandemisë, ja çfarë raportojnë ndjekësit e Dritare në botë!
Dritare.net
Emisioni “Sot me Xhesin” u përqendrua në situatën pandemike në Shqipëri, rajon dhe botë. Ndjekës nga Greqia, Britania e Madhe dhe jo vetëm, na raportuan live të gjithë situatën atje. Në Greqi situata reflektohej shumë kufizuese pasi ishte e ndaluar lëvizja pa marrë paraprakisht leje për lëvizje, punë apo një situatë emergjente, gjithashtu nga Greqia shumë ndjekës na komunikuan gjatë transmetimit live se masat e gjobës për ata të cilët nuk respektonin masat e Covid, specifikisht mbajtjen e maskës, rrezikonin një gjobë deri në vlerën 300 euro. Ndërkohë edhe në Francë situata paraqitej e rënduar ndaj po diskutohej mbi një mbyllje tjetër të mundshme. Përsa i përket rajonit, Serbia kishte shpalosur një platformë online ku secili mund të aksesonte dhe të bënte zgjedhjen e tij lidhur me vaksinën që ai dëshironte. Në pjesën e fundit të transmetimit u diskutua lidhur me frikën dhe pasigurinë e shqiptarëve në tërësi lidhur me vaksinimin./dritare.net