
Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre, gjykata lë në burg infermieren e spitalit psikiatrik
Dritare.net
Elisabeta Bardhollari infermierja e spitalit psikiatrik Nr.5 është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Për Orjada Hoxhën është dhënë masa e arrestit shtëpiak. Gjykata refuzoi kërkesat e tyre për masë më të butë sigurie.
Ato u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit, përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake. Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. 39-vjeçarja Bardhollari ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.
Hoxha i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin./L.F-dritare.net

















