Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Videoklipi arriti 4 milionë klikime/ Avokati: Dëgjojnë këngën nuk shohin muzeun, teksti s’ka lidhje!

Videoklipi arriti 4 milionë klikime/ Avokati: Dëgjojnë

Në emisionin Java në Dritare ishte i ftuar avokati Esmerald Gjata, për të folur lidhur me padinë që ai ka bërë ndaj institucioneve si Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar dhe Muzeu Etnografik “Gjon Mili” lidhur me lejimin e vëllezërve Veshaj për të filmuar në ambientet e brendshme që ligji qartazi nuk e lejon.

Ai tha se edhe pse kënga ka arritur katër milionë klikime shumë të paktë ishin ata që e shikonin për muzeun. Ai shprehu keqardhje që shumë trashëgimi kulturore po shkatërrohen dhe tha se kënga nuk ka lidhje me pamjet e transmetuara aty.

“Nuk kam kallëzuar këngëtarët sepse nuk kam ndonjë indicie në lidhje me ta. Leja nuk ekziston sepse po të ekzistonte do ishte bërë publike. Ne po humbasim identitetin tonë kombëtar duke mos u kujdesur jo vetëm për ikonat por për të gjitha trashëgimitë kulturore që kemi. Më vjen keq sepse kryeqyteti po humb identitetin e tij kulturor nga ndërtimet e shumta që po bëhen. Mua nuk më duket marketing sepse nga ata 4 milionë që e kanë parë janë të paktë ata që interesohen për veprat e artit që janë publikuar aty. Pastaj teksti i këngës nuk ka as edhe një lloj lidhje me ambientin ku është xhiruar. Kënga titullohet Picasso por nuk ka asnjë lidhje as me pikturat as me pamjet që transmetohen aty. Ka shumë njerëz që shohin veç atë që ju kënaq veshin e nuk shqetësohen për atë që transmeton muzika”, u shpreh avokati./M.K/dritare.net