
Videoja që po bën xhiron e botës/ Avokatit të Trump i rrjedh boja e flokëve në faqe, gjatë konferencës!
E Premte 20 Nëntor 2020, 17:05
Dritare.net
Rudy Giuliani është avokati më i afërt i Donald Trump, ai që bindi presidentin se po vidheshin votat dhe ai që tani po udhëheq fushatën e ankesave ligjore kundër fitores së Joe Biden.
Në një konferencë për shtyp, Giuliani ishte protagonist i një episodi shumë të pakëndshëm dhe mediat sociale ishin të pamëshirshme ndaj tij. Në rrjet po qarkullon një video ku shihet avokati i Trump teksa djersit jashtëzakonisht shumë dhe në një çast i pikon boja e flokëve në faqe.
Megjithatë, ky incident i sikletshëm nuk e ndryshoi thelbin e fjalimit të Giulianit, sipas të cilit ekziston një plan i centralizuar për të kryer mashtrime elektorale në qytete të mëdha të kontrolluara nga demokratët./K.C/dritare.net
View this post on Instagram

















