Video/ Si e festuan shqiptarët e Greqisë, Ditën e Pavarësisë!
E Enjte 28 Nëntor 2024, 20:08
Dritare.net
Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit dhe është një nga ditët më të rëndësishmet për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Shqiptarët nëpër botë festuan sot Ditën e Flamurit, me muzikë, koncerte. Rrugët nëpër botë u veshën me ngjyrat kuq e zi.
Edhe në Athinë qindra shqiptarë kanë dalë në sheshin “Sindagma” për të festuar festën kombëtare të 28 Nëntorit. Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi./K.C/dritare.net