
Video/ Protesta për tragjedinë në Himarë, konfliktohen protestuesit me policinë!
Dritare.net
Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile. Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.
Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. Ish-Kryeministri ka mbërritur në protestë, ndërkohë që pritet edhe Meta. Në protestë pati edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë.
Protestuesit u zhvendosën nga pedonalja 'Murat Toptani' në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Kjo lëvizje e protestuesve solli edhe reagimin e policisë, e cila u përpoq t'i ndalojë./M.K/dritare.net

















