
Video/ Momenti kur u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri, në Tiranë!
Dritare.net
Një atmosferë festive po shoqëron ditët e fundit Tiranën. Festat e fundvitit po afrojnë dhe tashmë janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri kudo nëpër Tiranë. Ndonëse jemi në një situatë të keqe për shkak të pandemisë, pak dritë jep shpresë dhe na vret stresin e Covid-19. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë live në Facebook momentin e ndezjes së dritave të pemës në sheshin “Skënderbej”.
“Ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit kësaj here ia kemi lënë 10 engjëjve të Tiranës sonë të mrekullueshme, aq sa lejon edhe protokolli i shëndetësisë! Tubimet janë ndaluar, por nuk është ndaluar dashuria, mirësia dhe drita e shpresës. Gëzuar festat dhe paçi vetëm mbarësi në familjet tuaja! Përqafime!”-shkruan Veliaj./K.C/dritare.net

















