
Video/ Momenti kur kryeministri Rama shkon tek shtëpia ku ka jetuar nëna e tij!
E Shtunë 1 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net
Mëngjesin e së shtunës ka ndërruar jetë nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.
Në ëideon më poshtë të “Report Tv” janë pamjet e momentit kur arrin eskorta me kryeministrin Edi Rama. Brenda apartamentit janë njerëzit më të afërt, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00.
"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam"- shkruajti kryeministri Rama teksa dha lajmin e ndarjes nga jeta të së ëmës./ I.M-Dritare.net

















