Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e 'Shqiponjave' në Tiranë!

Video/ Momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e 'Shqiponjave'


Sigurohet video nga momenti kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi dy ditë më parë në Tiranë.

Siç shihet në pamje rreth orës 17.36 në trotuarin përpara lokalit shihen dy punonjës policie me motor që kanë ndaluar afër Klered Bozhanajt, i cili nis të lëvizë te hyrja e pallatit, ngjitur me lokalin aty pranë. Në atë drejtim kanë shkuar edhe policët.

Më tej Bozhanaj futet djathtas për nga hyrja e pallatit. Kur ora shënon 17:36 shikohet që polici Edlir Alleshi vihet në ndjekje duke lëvizur në drejtim të Bozhanajt. Polici hedh kokoren në rrugë dhe futet në hyrjen e pallatit ku është futur 42-vjeçari.

Pas Edlir Alleshit futet dhe polici Ted Koldashi. Disa sekonda më pas nga hyrja e pallatit vërehet Koldashi me pistoletë. Në orën 17:46:48 nga shkallët e pallatit del polici Edlir Alleshi me armë në dorë. Në orën 17.36.54 Alleshi shtrihet duke u përkulur. Policët hyjnë në lokal dhe në orën 17:37:06 në pamje shfaqet Klered Bozhanaj me pistoletë në dorë dhe del nga hyrja e pallatit duke u larguar. 42-veçari u arrestua 24 orë pas ngjarjes pasi hyri në shtëpinë e tij në zonën e “Kinostudios”. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj po ndërronte bluzën./dritare.net