Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/Momenti kur 25-vjeçari nën kërcënimin e thikës vjedh para në ambientet e zyrës së kredive

Video/Momenti kur 25-vjeçari nën kërcënimin e thikës

Një 25-vjeçar nënë kërcënimin e thikës, por pa armë, ka arritur të vjedhë një shumë prej 92.800 lekësh të reja, në një zyrë në Korçë, për dhënien e kredive. Momenti i ngjarjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave është bërë e mundur identifikimi i autorit. Brenda pak minutash ai është arrestuar nga policia.

“Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë”./L.F-dritare.net