Video/ Ja si duket rruga panoramike Orikum-Dukat!
E Martë 11 Qershor 2024, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe Jugun e vendit.
Rruga panoramike Orikum-Dukat, me një gjatësi prej 14.7 kilometra, tashmë është e aksesueshme për të gjithë vendasit dhe turistët që udhëtojnë drejt plazheve të Jugut.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./M.K-dritare.net