Video/ Italia qan për të vdekurit, flamujt gjysmështizë!
E Martë 31 Mars 2020, 14:02
Dritare.net
Italia qan sot për 11,591 të vdekurit nga koronavirusi.
Në orën 12:00 të ditës së sotme, në të gjithë Italinë, edhe në Vatikan, flamujt u vendosën gjysmështizë dhe u mbajt një minutë heshtje për të përkujtuar viktimat e koronavirusit. Është gjithashtu një mënyrë për të nderuar sakrificën dhe angazhimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë në ballë të luftës kundër Covid-19.
Italia është sot vendi me numrin më të madh të viktimave në botë. Pasohet nga Spanja, e cila ka 8,189 viktima./K.C/dritare.net