
Video ekskluzive/ Në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, pas grabitjes dhe para shembjes nga IKMT
Dritare.net
Nga Isa Myzyraj
Në katin e dytë të një ndërtesë të vjetër, gati në të rrënuar, në të djathtë të një korridori të gjatë, ndodhet edhe shtëpia ku kishte jetuar nga vti 1997 deri në shkurtin e 2020, Nexhmije Hoxha.
Në të njëjtin apartament të vogël, jetonin edhe vajza e saj Pranvera, dhe bashkëshorti i saj, Klement Kolaneci që u nda nga jeta në këtë shtëpi. Si dhe djali Ilir Hoxha me bashkëshorten, Teuta.
Djali i Enver dhe Nexhmije Hoxhës, Ilir Hoxha në një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ambasadorëve të SHBA dhe BE, tregon se Insektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka hyrë me dhunë në banesën e tyre me datën 26 qershor, ndërsa sipas tij në shkelje të ligjit dhe afateve të përcaktuara nga IKMT, i kanë nxjerrë jashtë shtëpisë me dhunë, dhe më pas e kanë lënë atë në mëshirë të fatit, ndërsa sipas Hoxhës aty kanë hyrë edhe grabitësit duke marrë sendet personale të familjes Hoxha.
Dritare.net ishte në shtëpinë e familjes Hoxha dhe xhiroi momentet e para pas grabitjes dhe të fundit para shembjes, në mesditen e 29 qershorit 2020, 23 vjet pasi familja Hoxha u strehua në këtë shtëpi/ Dritare.net

















