Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video e foto/ Policia gjuan plumba gome mbi gazetarët, një verbohet!

Video e foto/ Policia gjuan plumba gome mbi gazetarët, një verbohet!

Për të 6 ditë me radhë SHBA nuk po gjen qetësi, pasi protestat e dhunshme kanë shpërthyer në dhjetëra qytete atje, ndërsa në mbi 15 shtete është aktivizuar Garda Kombëtare.

Dhunës nuk i kanë shpëtuar as reporterët dhe gazetarët, teksa raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Video e foto/ Policia gjuan plumba gome mbi gazetarët, një verbohet!

Linda Tirado, 37 vjeçe, gazetare nga Tenesi, po filmonte momente gjatë protestës, por në një moment goditet nga policia me plumb gome dhe si pasojë verbohet në njërin sy.

“Veç syrit plumbi i gomës me të cilën më goditi polici më ka dëmtuar rëndë dhe veshin. Duhet të bëj dhe disa ndërhyrje që të rikuperohem plotësisht. Njërin sy e kam të verbuar, por unë nuk do të heq dorë nga karriera ime në gazetari”, shkroi Linda në rrjete sociale.

Nga ana tjetër një tjetër gazetare dhe ekipi i saj është sulmuar.

Video e foto/ Policia gjuan plumba gome mbi gazetarët, një verbohet!

Pamjet tregojnë një kameraman dhe një gazetare duke raportuar të gjithë ngjarjen, teksa policia shihet duke hedhur në drejtim të tyre plumba gome.

Reporterja e “Wave 3”, Kaitlin Rust, dëgjohet duke bërtitur, teksa ajo dhe kolegu i saj goditen nga efektivët e policisë./ I.M-Dritare.net