
Video/ Deputeti nxjerr flamurin shqiptar në mes të Kuvendit të Serbisë
Dritare.net
Videoja e deputeti shqiptar, Shaip Kamberi teksa nxjerr flamurin shqiptar në mes të Parlamentit të Serbisë, po bën sot xhiron e rrjetit.
“Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.”, tha Kamberi.
Menjëherë kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiç, kërkoi Kamberit ta heqë flamurin.
“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj ta hiqni flamurin.”, tha Daçiç. Pas Daçiç, regaon edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.
“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc.”, tha Bërnabiç./K.C/dritare.net

















