Video/ 4 metra borë te Buni i Bajraktarit, çasti kur i moshuari nxirret nga izolimi!
E Martë 26 Janar 2021, 23:11
Dritare.net
Ditën e sotme është nxjerrë nga izolimi një i moshuar i cili ishte bllokuar në shtëpi te Buni i Bajraktarit, në Qafë-Thore, pasi atje ka rënë 4 metra borë. Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së në Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Në videon më poshtë shihet momenti kur nxirret nga shtëpia i moshuari./K.C/dritare.net