
Vetëvritet në komisariatin e Durrësit, shoqërohen dy policë!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në komisariatin e policisë në Durrës.
Një 52-vjeçar ka vrarë veten brenda komisariatit pasi ishte arrestuar për dhunë në familje.
Tonin Tuci ishte arrestuar të premten, ndërsa në komisariat i ka dhënë fund jetës, në momentin që familjarët po merreshin në pyetje.
Në lidhje me këtë ngjarje, SHÇBA ka proceduar dy punonjës policie për “shpërdorim detyre”
Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.
Për punonjësit e policisë:
– A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,
si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde./ I.M-Dritare.net

















