Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eneda Tarifa dedikim të veçantë për gjyshin!

Eneda Tarifa dedikim të veçantë për gjyshin!

Gjyshi i Eneda Tarifës feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë një dedikim shumë special.

Sevo Tarifa është veteran lufte, ndërsa Eneda tregon se ai shkruan dhe rrëfen histori lufte e paqeje, uniteti e dashurie.

Statusi i Eneda Traifës

Gjysh, çfare po shkruan ?
-Po shkruaj mbi unitetin-tha dhe u kthye nga unë.
-Po çfarë konkretisht ?
-Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë...
Gjyshi im është 93 vjeç, ndër të vetmit veteranë të luftës mbetur gjallë. Tregon e shkruan historira me partizanë e gjermanë, grekë e italianë, mbi familjen e dashurinë, shtetin dhe lirinë. Më mahnit me kthjelltësine e tij dhe me urtësine tipike (të të gjithë gjyshërve shqiptarë). Poooor më lejoni t’ju them se gjyshi im është më i miri, është më i bukuri, më i mençuri. Më lejoni t’ju them se jam mbesa më krenare në botë.
Ngado që shkoj më pyesin:
-Ç’e ke Sevo Tarifën ?
-Gjysh- I them dhe më “ngrihet balli lart” më shumë.
Në vendet e zhvilluara gjyshi im do ishte i pasur nga pensioni i majmë. T’u thuash të huajve e kam gjyshin veteran të nderojnë e të thonë kush e di sa i pasur është gjyshi yt...
Po, është i pasur, në shpirt e në mendje, është i pasur se ka 9 stërnipër e stërmbesa e së shpejti presim të 10-tën. Është i pasur se jeta i dha mençurine ta jetojë si djalosh përparimtar e gjithmonë i hapur në mendime. Tani në 100- vjetorin tënd do shkruaj prap për ty.

Mbesa jote që të do pamasë./ I.M-Dritare.net
Eneda Tarifa dedikim të veçantë për gjyshin!