Vetëflijimi në Tiranë/ Vëllai i Zhaneta Jozefit: Ja çfarë më thoshin për Anisën kur u shkoja në shtëpi!
Dritare.net
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja horror e ndodhur disa ditë më parë në Kombinat. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u vetëflijuan me besimin për t’u ringjallur, ndërsa vajza tjetër u shpëtua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i Zhanetës, në një rrëfim për News 24, ka treguar se, sa herë shkonte te shtëpia e së motrës, i thoshin se Anisa, e cila ka qëndruar e pajetë për 15 muaj në shtëpi, po flinte.
“Anisa nuk dilte sa herë shkonim në shtëpi. Na thoshin “Anisa është në shtëpi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurrë mendja që do të ndodhte kjo gjë. Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova të shkoja në polici. Motra me vajzën iu përgjigjen thirrjeve të policisë. Motra dhe Blerta i thanë policisë “Jemi në shtëpi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mirë. Anisën kam rreth 2 vjet pa e takua. Në shtëpi nuk kemi ndjerë kure erë të rëndë. Nuk e kuptojmë arsyen e këtij akti ekstrem
Nuk kam informacion në cilin sekt fetar ishin përfshirë. Vajzat ishin me shkollë të lartë, vetëm e ëma punonte.", tregon i vëllai i Zhanetës./K.C/dritare.net