
Vetëflijimi në Kombinat/ E mbijetuara: Motra qëndroi 2 muaj pa ngrënë, e pushtuan demonët!
Dritare.net
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse e vetëflijimit në Kombinat. Blerta Josifi, vajza e Zhanetës dhe Anisës, të cilat u gjetën të pajeta në banesë, pasi u vetëflijuan me besimin se do të ringjalleshin, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Nga spitali, Blerta tregon se, ka qenë e Anisa që ka nisur ritet e ringjalljes, duke qëndruar për 2 muaj pa ngrënë, që çoi edhe në vdekjen e saj.
"Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë. Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia."-, thotë Blerta./K.C/dritare.net

















