
Vermoshi dikur njihej vetëm si pikë orientuese në hartë, si skaji më verior i Shqipërisë. Sot, falë turizmit, është një ndër zonat më të frekuentura të vendit. Ilir Beqaj, ish-deputeti i Shkodrës dhe një nga njerëzit më të interesuar në promovimin e Veriut, thotë se në dhjetë vjet, Vermoshi, ka ndryshuar si dita me natën falë investimeve.
“Në vitin 2013, për shumicën e shqiptarëve Vermoshi njihej vetëm si skaji më verior i Shqipërisë.
Në vitin 2023:
Shqiptarë e mysafirë të huaj vizitojnë lehtësisht dhe shijojnë bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e ngrohtë malësore në Leqet e Hotit, Tamarë, Lëpushë e Vermosh.
Rruga e re, prej Bajze në Vermosh, është pjesë inventarit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtja e saj garantohet 365 ditë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Xhubleta, kjo veshje tipike e grave të Kelmendit është pjesë trashëgimisë jomateriale botërore dhe mbrohet nga UNESCO.
Djathi mishavin i Kelmendit dhe djathi i ziem (i zier) i Veleçikut janë produkte të çertifikuara me tregues gjeografikëtë mbrojtur, emërtim origjine të mbrojtur dhe specialitete tradicionalë të garanatuar”, shkruan Beqaj në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















