Vengu në Gjirokastër: Fond i konsiderueshëm në dispozicion të bashkive për projekte të emergjencave civile
Dritare.net
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit ishin sot në Gjirokastër ku prezantoi thirrjen e Qeverisë për Mbrojtjen Civile, e cila këtë vit ka vendosur në dispozicion të njësive bashkiake një fond të konsiderueshëm për menaxhimin e situatave emergjente.
"Menaxhimi i situatave të emergjencave civile ka një kosto disa herë më të lartë sesa investimi paraprak. Për ta ritheksuar këtë, isha sot i pranishëm në Qarkun e Gjirokastrës, ku prezantova thirrjen e Qeverisë për Mbrojtjen Civile, e cila këtë vit ka vendosur në dispozicion të njësive bashkiake një fond të konsiderueshëm.
Së bashku me prefektin Olside Kote, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiakët e këtij qarku, qartësuam situatën. Gjirokastra, Këlcyra, Përmeti, Tepelena, Memaliaj, Dropulli dhe Libohova nënvizuan problemet dhe nevojat e tyre, duke prezantuar idetë për projektet që duhet t’i dorëzojnë deri më 25 nëntor.
Aplikimi i njësive vendore për fondin e Mbrojtjes Civile mund të kryhet nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes:
https://www.mod.gov.al/.../6795-mbrojtja-civile-akmc... ????e-mail: [email protected].", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net