Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendet e Evropës thyejnë rekordet/ OBSH paralajmëron: Vdekjet do të tejkalojnë pikun e prillit

Vendet e Evropës thyejnë rekordet/ OBSH paralajmëron: Vdekjet do

Shqetësimi po rritet në Evropë, ndërsa shumë vende kanë shënuar rekorde infektimesh ditore. Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se numri i përditshëm i të vdekurve në kontinent mund të pesëfishohet në krahasim me pikun në prill.

Në vendet që arritën ta menaxhojnë shkallën e infeksionit përmes izolimit në pranverë dhe më pas lehtësuan masat, virusi është kthyer për hakmarrje. Gjermania, Franca, Republike Çeke po raportojnë shifra rekord në dy ditët e fundit.

"Ardhja e vjeshtës/dimrit po çon në rritje eksponenciale të rasteve ditore dhe rritje të përqindjes së vdekjeve ditore."- tha të enjten drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, informon dritare.net

Vendet e Evropës thyejnë rekordet/ OBSH paralajmëron: Vdekjet do

Ai u shpreh se situata është tepër e rëndë, pasi përveç rritjes së rasteve, por rriten edhe shtrimet në spitale dhe rajoni ka regjistruar incidencën e tij më të lartë javore të rasteve Covid-19, pothuajse 700,000 raste, që nga fillimi i pandemisë.

"Projeksionet nga modelet e besueshme epidemiologjike nuk janë optimiste. Këto modele tregojnë se politikat e zgjatura relaksuese mund të rrisin vdekshmërinë ditore 4 deri 5 herë më shumë sesa ato që regjistruam në prill.”- thotë Kluge.

Ai tha se masat e thjeshta si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskës mund të shpëtojnë deri në 281,000 jetë në Evropë, deri më 1 shkurt./K.C/dritare.net