
Vëllezërit Veshaj filmuan në muze/ Avokati: Ligji është i njëjtë për të gjithë, s'ka favorizime!
Dritare.net
Në emisionin Java në Dritare ishte i ftuar avokati Esmerald Gjata, për të folur lidhur me padinë që ai ka bërë ndaj institucioneve si Ministria e Kulturës, Muzeut Kombëtar i Artit Mesjetar dhe Muzeut Etnografik “Gjon Mili” lidhur me lejimin e vëllezërve Veshaj për të filmuar në ambientet e brendshme që ligji qartazi nuk e lejon.
Ai u shpreh se ligji ëhstë i njëjtë për të gjithë dhe nuk ka arsye që disa të trajtohen ndryshe nga të tjerët. Avokati tha gjithashtu se shqetësohej për gjendjen e ikonave pasi dritat e forta i dëmtojnë dhe ato janë trashgimi që duhen ruajtur me kujdes.
Jo të gjithë i shohin videoklipet e këngëtarëve të rinj kur sapo dalin. Në momentin që e konstatova videon, kam parë pjesën e filmimeve në pjesën e brendshme të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Një pjesë tjetër janë kryer në Muzeun Etnografik “Gjon Mili” . Pas reagimit në Facebook kam depozituar kërkesën në Prokurori në Korçë ku kam kallëzuar Ministrinë e Kulturës, drejtorinë e Muzeut të Artit mesjetar dhe atë “Gjon Mili”. Sipas ligjit “për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” ato duhet të mbrohen. Mendoj se në ato ambiente ku nuk lejohet të bësh filmime, ligji është i njëjtë për të gjithë dhe s’ka pse të kemi favorizime. Aty janë xhiruar në datat 6, 7 dhe 8 dhe xhirimet në kohë kaq të gjata mund të kenë sjellë dëmtime të këtyre ikonave. Është shumë e lehtë për t’u provar nëse do duan të venë para përgjegjësisë personat që e shkaktuan”, u shpreh ai./M.K/dritare.net

















