
Veliaj reagon pas incidentit të Metës: Presidenti po turpëron institucionin e tij
E Premte 12 Mars 2021, 13:01
Dritare.net
Në një reagim publik për një media në Tiranë kryetari i bashkisë Erion Veliaj iu përgjigj menjëherë incidentit të ndodhur në zyrat e FRPD. Zoti Veliaj thotë se presidenti po turpëron institucionin e tij dhe se ndërhyrja për zyrat e FRD është e gabuar pasi kontrata me këtë parti ka përfunduar disa kohë më parë. Godina e FRD është e bashkisë dhe sipas Veliajt askush nuk mund të uzurpojë pronat publike aq më shumë presidenti i republikës. Zoti Veliaj fton palët t’i drejtohen gjykatës për të gjetur të drejtën./L.F-dritare.net

















