Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj për rindërtimin: 200 familje morën çelësat në dorë, nis ndërtimi i 12 pallateve të reja!

Veliaj për rindërtimin: 200 familje morën çelësat

Kryetari bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në një studio televizive ka folur për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmetet e një viti më parë.

Sipas tij deri më sot 200 familje të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të kaluar kanë marrë çelësat e banesave të reja në dorë. Më tej ai ka shtuar se një pjesë e mirë e banesave të mbetura, pritet të përfundojnë para Vitit të Ri.

“Sot filozofia është qyteti 15 minutësh. Pra larg nga shtëpia jote të kesh 15 minuta larg punën, shkollën, bankën. Rreth 200 familje të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti kanë marrë çelësat në dorë. Për sa kohë të gjithë njerëzit janë në shtëpi, është vetëm çështje kohe. Janë shtëpi që shumica do përfundojnë para Vitit të Ri”, ka thënë Veliaj.

Jemi në diskutim me Universitetin, sepse duam të ketë edhe disa Fakultete, sepse të ketë jetë studentore. Ideja është e Tiranës Policentrike, ku lagjja e re në Kombinat, “5 Maji”, por edhe lagjet ekzistuese si Lapraka, Ali Demi, të shërbejnë si qendra polifunksionale. Sot filozofia më e madhe në kryeqytetet evropiane është qyteti 15 minutësh. Pra ideja është pa pasur nevoja për të përdorur makinën, a mundesh duke ecur në një rreze prej 15 minutash nga shtëpia jote të kesh shërbimet bazë. Do të ketë vend vetëm për ndërtesa publike. Nuk do ketë hapësirë për ndërtime private pasi kjo tokë është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në disa prej pronave në Kombinat ka çudira shqiptare. Në fund të 2021 kemi objektiv të kemi strehuar të gjithë banorët që kanë pësuar dëme nga tërmeti”, ka përfunduar Veliaj./M.M-dritare.net