Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj: Kur mora këtë detyrë, Basha nuk kishte rregulluar as Sahatin

Veliaj: Kur mora këtë detyrë, Basha nuk kishte rregulluar as

Përmes një videomesazhi nga sheshi "Skënderbej", kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se puna e parë që bënë pasi erdhën në krye të detyrës, ishte rregullimi i Sahatit. Veliaj shprehet se, ata që fjetën gjumë dhe nuk rregulluan dot as Sahatin, të vazhdojnë të flenë.

“Puna e parë që bëmë kur morëm detyrën në Bashkinë e Tiranës ishte rregullimi i sahatit që kishte ngecur. Ne kishim një vizion për Tiranën: Donim një qytet për njerëzit, ku fëmijët rriten në parqe, në kënde lojërash, në çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja. Kemi bërë shumë punë, ka ende shumë për të bërë. Ata që fjetën gjumë dhe nuk rregulluan dot as sahatin mund të vazhdojnë të flenë, kurse ne do vazhdojmë të punojmë."-thotë Veliaj./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)