
Veliaj ironi me Bashën për kurimin në Turqi: S’jam nga ata me shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj
Dritare.net
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur ditën e tij të parë në zyrë, pas një ndërprerje disa ditore, për shkak të infektimit me koronavirus.
Veliaj ka sqaruar dhe lajmet, që ai ka ikur në Turqi për kurim, ndërsa ka ironizuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha.
“Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë dikë që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që çdo katër muaj kap një vilë.
I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, jo të jemi të përçarë.
Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur.
Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria”, tha Veliaj./ I.M-Dritare.net

















