Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdes tragjikisht 29-vjeçari në Tropojë, arrestohet biznesmeni!

Vdes tragjikisht 29-vjeçari në Tropojë, arrestohet biznesmeni!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujan të Tropojë.

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte duke punuar në një biznes inertesh.

Pas vdekjes tragjike të të riut, policia ka arrestuar pronarin e biznesit.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.-njofton policia./ I.M-Dritare.net