Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdes një pacient nga Tirana me koronavirus, viktima e 32

Vdes një pacient nga Tirana me koronavirus, viktima e 32

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë nga koronavirusi një 64-vjeҫare nga Tirana, duke u bërë viktima e 32 që vdes nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Njoftimi:

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët./ I.M-Dritare.net