
Vdekja e Evgjeni Baxhos/ Simboli i gjetur në trupin e saj pikturohet pranë një gjimnazi në kryeqytet!
Dritare.net
Misteri i vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho vazhdon të shtohet edhe më shumë, pasi simboli që u gjet në trupin e saj ka nisur të qarkullojë edhe në rrugët e kryeqytetit.
Sipas infomacioneve, simboli është pikturuar në një mur, pranë gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë.
“Ai po vjen”, shkruhet në anglisht, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet enigmë domethënia e këtij simboli.
Ngjarja e rëndi ndodhi mesditën e datës 18 maj në Tiranë, në rrugën “Teodor Muzaka” në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Ajo çfarë e bën më misterioze ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tri shkronja shpjegon oficerja e dosjes hetimore dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol. Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes, ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë tromboza./dritare.net

















