Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vazhdon historia/ Sekuestrohet ish-hotel Vollga!

Vazhdon historia/ Sekuestrohet ish-hotel Vollga!

Ish-hotel Vollga në Durrës është sekuestruar sot nga Agjencia e Administrimit të Padurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Historia e ish-hotel Vollgës është një kalvar i gjatë debatesh, gjyqesh e pronësie të pretenduar nga disa persona.

Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj.

Ndërsa në vitin 2011, ky hotel i kaloi Emiljano Shullazit.

Që nga viti 1949 e deri në vitin 1990, hotel “Vollga” ka qenë një nga zonat më të preferuara për pushuesit në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu u përdor edhe gjatë Luftës së Kosovës për strehimin e shqiptarëve të dëbuar nga Serbia.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kishte thënë përpara disa vitesh se vrasjet në Durrës ndodhin për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe të pronësisë së ngatërruar./ I.M-Dritare.net