Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vatikani akuzon administratën e Trump se po shfrytëzon Papën për zgjedhjet

Vatikani akuzon administratën e Trump se po shfrytëzon Papën

Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka akuzuar administratën e Donald Trump se synon të shfrytëzojë Papa Françeskun, në fushatën zgjedhore presidenciale të SHBA.

Papa Françesku thuhet se nuk pranoi të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit gjatë vizitës së tij këtë javë, duke përmendur zgjedhjet në SHBA.

Mike Pompeo, foli sot në një konferencë mbi lirinë fetare të organizuar nga ambasada e SHBA-së në Selinë e Shenjtë, gjatë vizitës së tij në Itali.

Vatikani akuzon administratën e Trump se po shfrytëzon Papën

Kur agjencia italiane e lajmeve Ansa pyeti Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, nëse ky organizim i SHBA-së ka si qëllim shfrytëzimin e figurës së Papës para zgjedhjeve, ai u përgjigj: "Po, kjo është pikërisht arsyeja pse Papa nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo". /L.F-dritare.net