
Vasili sulmoi Ministren Manastirliu për testet serologjike, ja e vërteta!
Dritare.net
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka thënë se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gënjen në lidhje me testet serologjike, pasi ai thotë më tej se numri i Ministrisë dhe ministrisë nuk korespodojnë bashkë.
Konkretisht Vasili shkruan: Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor deklaroi:
"Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.
Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike,
ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor."
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt, për personat që testohen me teste serologjike, një personi i bëhen dy teste, “igG” dhe “igM”, pra janë përdorur 8020 teste, por janë testuar 4010 persona, çdo person 2 teste.
Këtë gjë e konfirmon edhe Prof. Prof. Vjollca Duro nga Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT. Ajo është prononcuar për "BË", ku ka konfirmuar se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike. “Deri dje, më datë 7 Korrik 2020 në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 8020 testime serologjike (IgG IgM) që do të thotë testime të kryera në 4010 individë. Testimi serologjik për SARS COV2 përfshin testimin për antitrupat IgG dhe IgM, pra siç kuptohet qartë, një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2”, është shprehur prof. Duro.
Nga ana tjetër për postimet fyese ndaj mjekëve mjeku i njohur Tritan Kalo ka shkruar:
“KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI… NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë” – shkruan Kalo./ I.M-Dritare.net

















