Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vasha me Shtambë në TKOB, për nder të yllit të skenës, Adivije Alibali

Vasha me Shtambë në TKOB, për nder të yllit të

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit festoi 90-vjetorin e një prej yjeve të teatrit, zonjës Adivije Alibali, të cilën ndryshe e njohim si Mamica nga filmi “Skënderbeu”, si motra e heroit tonë kombëtar.

Koncerti për nder të saj quhej “Vasha me Shtambë”. Aty morën pjesë artistë të ansamblit me disa nga interpretimet solistike më të spikatura të zonjës Alibali, të shoqëruara me këngë të përzgjedhura dhe momente që pasqyrojnë jetën dhe karrierën e saj të pasur artistike.

Vasha me Shtambë në TKOB, për nder të yllit të

Kur zonja Alibali doli në skenë, pritja ishte madhështore.
Ajo i tha sallës: "Ju lutem ndizini dritat se më ka marrë malli t’ju shoh!”

Dhe dritat u ndezën. Ajo i pa të gjithë që duartrokisnin.

Ishte një nga momentet më emocionuese kur ylli i TKOB-së u kthye vite më pas, ndërsa ndriçoi në atë skenë në shumë role për vite të tëra.

Vasha me Shtambë në TKOB, për nder të yllit të

Pastaj familja e saj u internua, edhe ajo bashkë me ta.
E humbi skenën, por jo elegancën, fismërinë dhe dinjitetin.

Ndërsa erdhi 90-vjetori, skena e kërkoi përsëri. Dhe ajo u ngjit si ditën e parë.

Vasha me Shtambë në TKOB, për nder të yllit të


Duke i uruar 90-vjetorin e yllit të Teatrit të Operës dhe Baletit, vetë teatri shkëlqeu atë natë në një organizim madhështor siç i ka hije një institucioni serioz të bëjë për njerëzit që kanë dhënë shpirtin për të.

Bravo TKOB! Edhe 100 zonja Alibali!/dritare.net