
Varhelyi sot në Tiranë. Takime me Ramën e Bashën!
Dritare.net
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, mbërrin sot në Tiranë, ku edhe do të dorëzojë sasitë e para të vaksinave të Pfizer të sponsorizuara nga BE. Kjo vizitë vjen si vazhdim i turit të tij në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës së tij komisioneri Evropian do të takohet me Kreyministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë në orën 10:00, me sa është bërë me dije nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, orari për të cilin nuk është përcaktuar ende. Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian./dritare.net

















