Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vangjel Dule: Asnjë afat ligjor nuk e pengon Belerin të kryejë betimin!

Vangjel Dule: Asnjë afat ligjor nuk e pengon Belerin të kryejë

Kreu i PDBDNJ, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat ka komentuar burgosjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

Dule tha se nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon Belerin që të kryejë betimin si kryebashkiak edhe pse arrestimi është bërë pengesë për këtë procedurë.

Sakaq shtoi se Beleri do vazhdojë të drejtojë Himarën deri në përfundim të mandatit, pasi ai është kryetari i zgjedhur nga qytetarët.

“Nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon Belerin që të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën për t’ju përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës.

Që nga momenti që Beleri nuk ka refuzuar që të kryejë dënimin nuk ka asnjë dispozitë ligjore që çon atë në përfundim të mandatit. Beleri është kryetari i zgjedhur i Himarës dhe si i tillë do ta drejtojë atë, dhe mandati i tij përfundon në 2027-ën”, tha Dule./M.K-dritare.net