
Valbona: G Bani më përndjek. Këngëtari: S’kam sy për ty!
Dritare.net
Ditët e fundit, banorët janë përfshirë në debate të forta. Kështu ka ndodhur dhe me Valbonën dhe G Banit, teksa banorja e ka akuzuar këtë të fundit si përndjekës dhe dhunues. Ajo shprehet se, edhe pse ia ka bërë të qartë që mund të jenë vetëm shokë, G bani nuk e respekton këtë.
Nga ana e tij, G Bani deklaroi se sytë e tij nuk janë më për Valbonën.
Valbona: E ke bërë që nga dita e parë, deri më sot. Mos më trego histori për Jezusin. Më thuaj pse jam legene për ty? Kur të kam thënë që dua të kem diçka me ty? Unë të kam falur, edhe kur më ke shtyrë, më ke dhunuar, nuk kam dashur të bëhem sebepi që ti të ikësh nga kjo shtëpi, por pa mua. Më ke implikuar që ditën e parë. Më thuaj pse kam mashtruese, ku e kam skenarin?
G Bani: Valbona është mashtruese sepse ka thënë që nuk ka pëlqim as për mua e as për Laertin. Më ka akuzuar si hajdut, më ka thënë përndjekës. Legene nuk është e drejtë, kam kaluar në disa epitete që nuk duhen. Më ka thënë dhunues, por kur thua më ke falur, koka e falur nuk theret.
Valbona: Ti je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Mua G Bani sa herë i kam thënë do ruajmë raport si shokë, nuk më ka lënë të marr frymë, më ka përndjekur kudo me sy, më ka ofenduar në mënyrë indirekte. Unë i kam thënë do të të flas si shoqe. Por ai ka vazhduar me të njëjtën sjellje. E kam falur gjithmonë, por nuk mundem më. E kam menduar se i kishte të ndjera ato ndjenjat, dhe nuk kam menduar që ndjenjat ndryshojnë brenda ditës.
Më ka kërcënuar fytyrë më fytyrë. Sajoi gjëra të tmerrshme.
G Bani: Një natë para se të më quante përndjekës dhe dhunues, po luante në krahët e mija në pishinë. Unë nuk jam njeri që përndjek me sy, sepse sytë e mi nuk janë më për Valbonën. Ka qenë një njeri që kur kam pasur nevojë për fjalë të mirë, ka qenë aty. Nuk e përndjek. Mirënjohje për të po, ushtar dhe zar i saj jo./L.F-dritare.net

















