
Vaksinimi i mjekëve të Kosovës/ Syla: Ky është një mësim që ne mundemi së bashku
Dritare.net
Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ishte pranishëm në procesin e vaksinimit të mjekëve nga Kosova në Kukës. Syla falënderoi kryeministrin për ndihmën e tij në mënyrë që edhe bluzat e bardha në Kosovë të vaksinohen.
"Nga gjithë thellësia e zemrës i shpreh falënderimet kryeministri Rama ku si gjithë populli shqiptar më në fund edhe ne e filluam vaksinimin e mjekëve të Kosovës, si i vende që ka mbetur pa vaksinë. Duhet të shohim këto fytyra të gëzueshme sot që po marrin vaksina dhe ky është një mësim që ne mundemi së bashku dhe vëllau-vëllanë nuk e lëmë. Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh shumë të artë se si duhet të ishte, faleminderit", tha Syla nga Kukësi. Rama tha se nëse Kosova nuk i siguron dot vaksinat, do të sigurojë që 11 mijë mjekët dhe infermierët të vaksinohen përmes dozave të Shqipërisë./L.F-dritare.net

















