
Vakanca në Kushtetuese/ Presidenti i çon KED listën me 10 emrat kandidatë
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta, i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e re me 10 emrat kandidatë, për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj në Gjykatën Kushtetuese. Meta i ka bërë thirrje KED-së që të punojë pa ndërprerje për shqyrtimin e 10 kandidaturave.
“Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020), rezulton se për plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm”:
1. Z.Aleksadër Toma
2. Z.Altin Binaj
3. Znj.Aldona Sylaj
4. Znj.Ardita Buna (Alsula)
5. Z.Eugen Papandile
6. Z.Ilir Haznedari
7. Z.Klajdi Mone
8. Znj.Orkida Totojani
9. Z.Përparim Kalo
10. Z.Shaqir Hasanaj
Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit", thuhet në njoftim./L.F-dritare.net

















