
Vakanca në Kushtetuese/ Ambasadorja Kim: Juristë, përgjigjuni thirrjes për t'i shërbyer vendit!
E Enjte 24 Shtator 2020, 17:05
Dritare.net
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për shpalljen e vakancës për kandidat në Gjykatën Kushtetuese. Kim shkruan se, shpreson që juristët t'i përgjigjen kësaj thirrjeje.
“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të parlamentit Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Kushtetuese. Ne shpresojmë se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”- shkruan Kim./K.C/dritare.net

















