Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pritjet e gjata, ushtria zbarkon në Kakavijë

Pritjet e gjata, ushtria zbarkon në Kakavijë

Situata e shkaktuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku qindra qytetarë janë duke pritur në radhë kilometrike për të kaluar kufirin ka vënë në lëvizje dhe autoritetet e vendit tonë.

Së fundmi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së (Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile), Haki Çako janë nisur drejt Kakavijës.

Të dy drejtuesit do të takohen me drejtues të Pushtetit vendor dhe policisë.

Nderkohe, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale te Forcave të Armatosura në Gjirokaster janë në afërsi të Kakavijës.

Sot aty mbërrin edhe automjeti i posaçëm me 10 mijë litra ujë!

Drejt Kakavijës janë nisur edhe autoambulancat e Forcës së Armatosur në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar atje./ I.M-Dritare.net