Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ushqimi i duhur për qenin apo macen tuaj! Flet veterinerja Bruna Mazari!

Ushqimi i duhur për qenin apo macen tuaj! Flet veterinerja Bruna Mazari!


Në episodin e radhës të podcas-it “Pyet Veterinerin” në Dritare TV, veterinerja Brunilda Mazari ka ndarë informacione të rëndësishme mbi ushqimin e kafshëve. Ajo ka shpjeguar se sasia e ushqimit që një kafshë duhet të marrë varet nga mosha, pesha dhe nevojat e saj specifike.

Ushqimi i duhur për qenin apo macen tuaj! Flet veterinerja Bruna Mazari!


“Ushqimet janë të ndara për mace, për qen, apo lloje të tjera. Mënyra e të ushqyerit duhet pasur kujdes që në fillim kur ju vendosni të merrni një kafshë shtëpiake. Ushqimi për kotele, kotele quhet një mace që kur lind dhe deri 12 muajsh. Mbi një vjeç, macet konsiderohen adulte dhe ushqimi i tyre ndryshon. Ndryshimi i parë është tek madhësia e kokrrës, pasi një mace e madhe ka më shumë nevojë për energji që e merr me anë të ushqimit. Ktheni mbrapa paketimet e ushqimit dhe do të shikoni që në bazë të peshës ju tregohet edhe sasia që duhet t’i jepni maces tuaj. Pas 1 vjeç do të filloni t’i jepni ushqim tjetër me kokërr më të madhe.” U shpreh veterinerja Brunilda Mazari/E.P-dritare.net

Për më shumë këshilla të vlefshme, ndiqni episodin e plotë në DritareTV.